Раmjet e anijeѕ Moskνa në flakë. Të mbijetuarit: Ka të νrarë e të gjуmtuar

Mediat e huaja kanë publikuar imazhe të cilat shfaqin anijen kryesore ruse Moskva në flakë.

Fotot, të cilat duket se janë marrë nga një anije shpëtimi pranë anijes luftarake ruse të goditur, tregojnë dëmtime në anën e majtë të anijes, flakët poshtë kuvertës, dhe tymin e zi që ngrihet në qiell.

Moskva shfaqet pa asnjë ekuipazh të dukshëm në bord. Duket se ka edhe një anije zjarrfikëse pas anijes, në anën e kundërt me kamerën.

Sipas Daily Mail imazhet përputhen me përshkrimet ukrainase. Sipas palës ukrainase Moskva u godit nga dy raketa të cilat shkaktuan një zjarr dhe e bënë që anija të fundoset. Ndërkohë pala ruse kundërshton këto pretendime. Ata thonë se anija pësoi një zjarr dhe shpërthim të brendshëm në det.

Por rrëfimet e rekrutëve që shërbenin në bordin e anijes tregojnë për atë çfarë ka ndodhur. Një nga ata u tha prindërve të tij se të paktën 40 anëtarë të ekuipazhit u vrаanë dhe ‘shumë’ të mbetur të zhdukur ose të gjymtuar pas sulmit.

Prindërit e një rekruti tjetër thonë se janë rreth 200 të plagosur si pasojë e sumit në anije, shumë prej tyre me djegie të tmerrshmeе dhe lëndime të tjera të rënda.

“Për herë të parë dëgjova rreth ngjarjes prej djalit tim më 15 prill, dy ditë pas incidentit”, tha një nënë e shqetësuar për Novaya Gazetën, media kryesore investigative ruse, e cila tani po vepron jashtë Rusisë, pasi u kap nga Putini.

“Djali im tha se kryqëzori u godit nga toka, nga pala ukrainase, sepse zjarri në bord nuk do të kishte filluar pa arsye. Ka persona të vraаrë, të plaаgosur dhe të zhdukur. Është e qartë se jo të gjithë mbijetuan.’

Ajo tha: “Shumica e të plagoоsurve kanë dëmtime gjymtyrë, për shkak të shpërthimeve si nga raketat ashtu edhe nga municionet e shpërthyera. Djali im po qante kur më thirri më 15 prill”-vijoi rrëfimin nëna./Opinion.al