“Nuk ka më aѕnjë vend të ѕigurt”/ Autoritetet ukrainase thirrje urgjente banorëve: Evakuohuni sa më shрejt


Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhansk të hënën u bëri thirrje civilëve që të evakuohen, duke thënë se “nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt” në rajonin lindor të Ukrainës.

“Evakuohuni tani, ne ende mund t’ju shpëtojmë,” tha Serhii Haidai në Telegram.

Evakuimet do të kryen të hënën nga Popasna, Rubizhne, Hirske, Severodonetsk dhe Lysychansk, tha Haidai, edhe nëse asnjë rrugë zyrtare evakuimi nuk ishte dakordësuar me forcat ruse.

“Ne do të vazhdojmë me evakuimin pavarësisht se çfarë ndodh,” tha ai.

“Ne do të marrim njerëz me vete nga vendet ku mund të arrijmë. Tashmë është shumë e vështirë të largohesh nga Rubizhne, Popasna, Hirske. Deri më sot, nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt në rajon.”– shtoi ai.

Komentet e Haidait vijnë pasi përpjekjet për të rënë dakord për rrugë të sigurta evakuimi për civilët e bllokuar në luftimet në Ukrainën jugore dhe lindore të dielën dështuan, por zyrtarët lokalë u kërkuan njerëzve të largoheshin nga zona megjithatë.

Ndërsa disa banorë të Luhansk ishin ndjerë më parë relativisht të sigurt në disa rrethe të Lysychansk dhe Severodonetsk, situata ishte “përkeqësuar”, tha ai.

“Granatimet ruse janë kudo. Evakuhoni tani, ne ende mund t’ju shpëtojmë. Mos prisni deri sa të mos ketë rrugë të sigurt për të dalë nga zona. Autobusët po ju presin më 18 prill. Mblidhni gjërat tuaja dhe ejani. Ukraina ka nevojë për ju të gjallë !”- ishte apeli i tij.