Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, ndodh një fenomen natyror i pazakontë

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë një fenomen i pazakontë natyror si ky. Një ‘cunami’ resh përfshiu një qytet të tërë në Britani.Dëshmitarët u befasuan ndërsa vala e mjegullës kaloi mbi Plymouth mbrëmjen e së enjtes (14 prill). Fillimisht njerëzit e thjeshtë nuk po e kuptonin cfarë ishtë dhe habia ishte e madhe.

Fenomeni i motit, i njohur gjithashtu si meteotsunami, ndodh kur kondensimi nga ajri i ngrohtë bashkohet me ujin e ftohtë të detit, duke krijuar efektin e një mbulese resh që lëvizin shpejt.

Imazhet e reve u kapën në Plymouth Hoe nga Bianca Guguila dhe u shpërndanë me Plymouth Live.

Sam Whitfield, nga UK Weather Chase, e përshkroi pamjen surreale si “mbresëlënëse”.Të gjithë qytetarët i shihje me celularë në duar duke fotografuar këtë fenomen të pazakontë. Lajmi më pas bëri xhiron e rrjeteve sociale.Britania njihet për motin aspak të qendrueshëm, ku mbizotërojnë vranësirat, por ka dhe ditë kur ndodhin fenoneme te pazakonta natyrore.