E TRISHTË/ Ndërron jetë piktori i madh shqiptar

Piktori i madh shqiptar me origjinë nga Kërçova, Omer Kaleshi, nuk jeton më. Lajmin e jep miku i tij Luan Rama, i cili thotë se piktori autoportretin e fundit e la mbi kavalet, pa mundur ta përfundojë.

Omer Kaleshi ishte një piktor me famë botërore, i lindur në 1932 në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut. Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll,

Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.

Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.