TRAGJIKE në Рortin e Durrëѕit, vinçi tërheq zvarrë рunëtorin, 19-vjeçari vdeѕ në ѕрital

Një aksѕident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku një punonjës ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja është regjistruar në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, ku fat keqësisht shtetasi R.G, 19 vjeç, është tërhequr zvarrë nga vinçi.

Menjëherë ai është dërguar në spital, mirëpo nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.