SKANDAL! Edi Rama refuzon të vendosë maskën, policia gjermane e shoqëron në komisariat

Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani. Sipas mediave gjermane, ai është shoqëruar nga policia, pasi nuk ka mbajtur maskë.

Rama nuk ka pranuar që të mbajë maskë në avion dhe për këtë është kërkuar që të therritet kapiteni i avionit. Mirëpo, as nga kapiteni Rama nuk është bindur. Kështu që kryeministri shqiptar u shoqërua nga policia federale.

Vetëm pasi e bindi një punonjës i Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për koronavirus, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e avionit.