I hutuar dhe duke bërë shenja të çuditshme, Joe Biden në gjendje jo të mirë shëndetësore?

Çfarë po ndodh me Joe Biden? Presidenti amerikan nuk ka me kë të shtrëngojë duart. Rastet kur presidenti amerikan Joe Biden duket se nuk është në gjendjen e tij më të mirë, vijnë duke u shtuar.

Pas një fjalimi në Greensboro, Karolinën e Veriut, ku diskutoi në lidhje me problemet e zinxhirit të furnizimit, probleme me të cilat shumë shtete në fakt janë duke u përballur pas nisjes së luftës në Ukrainë, Biden u pa të kthehej pas dhe zgjati dorën të përshëndeste dikë, kur në fakt në skenë nuk ishte asnjë tjetër i pranishëm pranë tij.

Presidenti Biden shihet më pas i hutuar, duke i ktheyer shpinën publikut.

Kjo ngjarje, bashkangjitur edhe faktit që presidenti amerikan pretendoi se kishte shërbyer si profesor në Universitetin e Pensilvanisë, pavarësisht se nuk kishte dhënë kurrë një orë mësimi atje, është shfrytëzuar nga republikanët për të vënë në dyshim aftësitë njohëse të Biden.

Javën e kaluar,79 vjeçari Biden dukej i çorientuar gjatë një takimi, ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës.

Sjelljet e fundit të çuditshme të Joe Biden ndezën një furi reagimesh në rrjet.