Κina e izσΙuar nga kσrσnaνiruѕi, rrezikσhet krizë kσmbëtare nga vetë qeveria

Në të gjithë Kinën, qytetet po mbyllin banorët e tyre, linjat e furnizimit po prishen dhe zyrtarët po përpiqen të sigurojnë lëvizjen e mallrave bazë, pasi shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë i Co vid-19 kërcënon të kalojë në një krizë kombëtare nga vetë qeveria.

Të paktën 44 qytete kineze janë nën një bllokim të plotë ose të pjesshëm pasi autoritetet vazhdojnë të përpiqen të frenojnë përhapjen e variantit shumë të transmetueshëm Omicron, raporton CNN.

Në Shangai është bërë epiqendra e shpërthimit të fundit. Atje, banorët të cilëve u është ndaluar të largohen nga kufijtë e apartamenteve ose blloqeve të tyre të banimit për javë të tëra kanë qenë të dëshpëruar për ushqim dhe liri.

Në media sociale janë publikuar disa pamje që tregojnë njerëzit duke bërtitur nga dritaret e tyre të zhgënjyer.

Situata aktuale mund të shënojë sfidën më të rëndësishme për vendin dhe me siguri, për udhëheqësin kinez Xi Jinping – që nga shpërthimi fillestar i Cov id-19 në Wuhan mbi dy vjet më parë.