Rrëfimi i pazakontë i gazetarit: Si hyra ‘në zemër’ të zyrës ku strehohej Zelensky, më mori leje për të folur me presidentin francez (Pse kërkoi karrige pa rrota)

Gazetari i BBC-së Clive Myrie ka intervistuar së fundmi presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Por e veçanta e kësaj interviste është se gazetari ka treguar me detaje takimin me Zelenskin në selinë moderne të tij.

Myrie ka rrëfyer të gjithë procedurën e ndjekur për të pasur përballë Zelenskyn, nga kontrolli në hyrje të godinës, deri te kërkesa e tij për të mos pasur karrige me rrota, që presidenti ukrainas të mos i shmangej pyetjeve.

Rrefimi:

Ushtarët në pikën e kontrollit kontrolluan me kujdes pasaportat tona.Ne ndodheshim brenda në oborrrin e godinës që përdorej si seli e rezistencës kundër pushtimit rus.Telat mbi gjemba, mina dhe mitralozët rrethonin ndërtesën.Ushtarët e armatosur rëndë ishin kudo.

Kremlini do të donte të shihte Volodymyr Zelenskky të vdekur dhe qeverinë e tij të zëvëndësohej me një regjim kukull të instaluar nga Moska.Por gjatë 50 ditëve lufte, rezistenca e Ukrainës ka mahnitur botën.

I kaluam pajisjet tona në dy grupe detektorësh metalike dhe u futëm brenda.Më pas ishin një seri korridoresh të gjatë me thasë rërë të grumbulluara çdo disa metra.

Ndërsa një vrimë e vogël ishte lënë në çdo grumbull afër majës përmes të cilës mund të futej gryka ne një pushke.Një ndihmës i presidentit na çoi te një derë ku shkruhej: Dhoma e situatave, në gjuhën ukrainase.

Brenda dhoma dukej moderne, me ekrane gjigande plazma që mbulonin muret dhe karrige zyre me mbështetës ergonomic.Por kishte një problem.Intervistimi i njerëzve të ulur në karrige me rrota mund të jetë i ndërlikuar.

Duke dashur të mos i përgjigjjen pyetjeve të bëra, ata priren të zhvendosen nga njëra anë në tjetër me anë të rrotave.Kështu që ne i kërkuam ndihmësit të presidentit karrige pa rrota.

’Umm’ thotë ai: Do ta shikoj.

Ai u largua nga dhoma e situatës dhe u kthye me dy karrige me pamje mjaft të vjetër të gjitha prej druri .“Kjo do të zbulojë mashtrimin. Unë mund të shoh buzët e shefit të kabinetit teksa përdridhen’ thashë unë.

“Jo kjo nuk do të ndodhë’ tha ai.Karrigia duket shumë e modës së vjetër në këtë dhomë me kumpjutera modern dhe ekrane plazma.Diskutimi mbi karriget më tregoi shumë për Ukrainën moderne.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, një popullatë e gjallë dhe e re ka parë Perëndimin për ndikimet e saj.Fluturimet e lira të Ryanair në Evropën Perëndimore hapën mundësi.

Kjo administratë donte që ne të dinim se ata ishin, të gatshëm për të folur.

Më pas dëgjova disa hapa duke zbritur në korridor.Dy ushtarë hynë në dhomë dhe pas tyre ishte presidenti.Ndërsa u përshendetëm një ndihmës i dha një telefon.Mbi të ishte një mesazh me tekst nga Franca.

“A është Emmanule? E pyeti ndihmësi?.”Po” erdhi përgjigja.“Më merr në telefon gjatë gjithë kohës’ më thotë presidenti. A të shqetëson nëse i bëj një telefonatë të shpejtë?

‘Absolutisht jo’ i them unë dhe i habitur që më pyeti nëse duhet të merrte apo jo presidentin e Francës, të kthehej menjëherë apo ta provonte më vonë.Por kjo është natyrë e Zelenskyt, një përkëdhelje dhe hijeshi që i vjen kaq natyrshëm.

Megjithëse kishte dhe raste kur mund të them se dukej i mërzitur: kur kujtonte vizitën e tij në qytetin e Buchës, rreth 25 km në veri-perëndim të Kievit qendror, ku pas largimit të forcave ruse u zbuluan varre masive dhe trupa njerëzish të shtrirë në rrugë.

E pyeta nëse besonte se Vladimir Putin është një kriminel lufte. Përgjigja e tij ishte se kushdo që kishte lidhje me ushtrinë ruse madje dhe civlët, ishin kriminelë lufte.

“Duke pasur parasysh gjithçka që ka ndodhur, a do mundeshit të uleshit në tryezë bisedimesh me këta njerëz dhe të bisedoni për paqe’ më pyeti ai mua.

“Dritarja e mundësive po largohet’ u përgjigj ai duke treguar mizoritë në Bucha dhe e Borodyanka si shtytësin kryesor të këtij mendimi.

Zelensky është, natyrisht, një ish-komedian dhe aktor.Por gjatë orës që isha me të, pashë një burrë të rraskapitur mendërisht dhe me dhimbje të thellë për trajtimin e njerëzve të tij.

Një njeri që është krahasuar me Churchillin dhe që shumë do ta kujtojnë për udhëheqjen e tij gjatë ditëve të errëta të luftës.