Si mund të jetë një nënë dhe njeri kaq i pashpirt? Braktis fëmijën e mitur, policia i vihet pas 30-vjeçares

Shumë femra në Shqipëri dhe në botë e ëndërrojnë të bëhen nëna dhe për fat të keq disa prej tyre nuk e kanë mundësinë për arsye nga më të ndryshmet, që mund të jenë fizike dhe të tjera.Pastaj ka nga ato që bëhen nëna, por nuk sillen dhe veprojnë si nëna. Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për braktisjen e fëmijës së mitur.

Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga ish-bashkëshorti i saj shtetasi L. K., i coli ka bërë me dije se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari.“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari”, thuhet në njoftimin e policisë.Nuk dihet ende arsyeja pse 30-vjecarja ka braktisur fëmijën e saj të mitur, por veprimi i saj është i pafalshëm. Policia ende s’e ka gjetur.