Fqinjët e Ѕhqipërisë i kthehen normalitetit/ Нeqin рothuajse të gjitha masat anti-Сovid

Rregullat anti-Co vid pothuajse janë hequr të gjitha në Greqi, si për shembull mbajtja e maskës apo certifikata e vaksinimit.

Sipas mediave greke, nga 1 maji aksesi në të gjitha ambientet, të mbyllura dhe të hapura do të bëhet pa paraqitjen e certifikatës së vaksinimit që ishte në fuqi më parë dhe po ashtu nuk do të ketë kontroll apo do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës. Për sa i përket rregullave të hyrjes në Greqi për pushuesit, në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nga muaji maj mund të mos kërkohet certifikata për të hyrë në vend.

Gjithashtu, autoritetet kanë thënë se të gjitha masat për Co vid do të rishikohen në shtator, në varësi të situatës së koronavi rusit në atë kohë.

Mbetet për t’u parë gjithashtu nëse nxënësit do t’i heqin maskat para përfundimit të vitit shkollor, diçka që kryeministri grek e kishte lënë të kuptohet kur vizitoi një ishull.