




Nxënësi ukrainas ne shkollën ne Sarande
Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko janë dy fëmijë, të cilët sapo kanë mbërritur nga Ukraina në Sarandë.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili shkruan se fëmijët e ardhur nga Ukraina, kanë nisur mësimin në shkollën “9 Tetori”.





Ai shkruan se nxënësit ukrainas janë pritur me ngrohtësi nga bashkëmoshatarëve të tyre, mësuesit, stafi drejtues i shkollës, si dhe mësues të gjuhës ruse, të cilët edhe pse në pension, u vetëofruan me asistencë për fëmijët.
“Oleksandra dhe Mykhailo Kravchenko janë dy fëmijë, të sapo mbërritur nga Ukraina🇺🇦 në Sarandë.
Ata filluan mësimin në shkollën “9 Tetori”, datë që mbart simbolikën e çlirimit të qytetit tonë, me shpresën e mirë, se së shpejti do të kthehen në atdheun e tyre të çliruar🙏





Gjetën mikëpritjen, ngrohtësinë❤️dhe solidaritetin🤝 e bashkëmoshatarëve të tyre, mësueseve, stafit drejtues të shkollës, si dhe mësueseve të gjuhës ruse, të cilët edhe pse në pension, u vetëofruan me asistencë për fëmijët👏👏👏
Ishim aty, me punonjësit e Drejtorisë së Kujdesit Social dhe të Drejtorisë Ekonomike Arsimore të Bashkisë, për ti asistuar, me mjetet e nevojshme didaktike 📚✏️🖍 dhe me një kontribut modest financiar, në këto momente të vështira dhe duke i siguruar ata, prindrit dhe të afërmit e tyre, që do të jemi pranë dhe solidarë në çdo moment🙏🙏” thuhet në postim.