“Pse del ti kështu se ti je plakë! Je vyshkur”, Arjola Demiri tregon çfarë i ka ndodhur

Arjola Demiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të Big Brother Vip. Ajo për çka Arjola merr vëmendje është paraqitja e saj, që shpesh është përfolur edhe për ndërhyrje kirurgjike.

Së fundmi, aktorja shqiptare ka qenë e ftuar në “Opinion”, ku u diskutua mënyra se si kemi zili ndaj të tjerëve. Arjola ka treguar se çdo ditë përballet me komente të ndryshme.Aktorja tropojane theksoi se dy vitet e fundit ka “një tërbim masiv” ndaj saj, duke shtuar se shkak është fama dhe suksesi që ka arritur.

Demiri zbuloi se më së shumti komentohet për moshën e saj dhe për faktin që është nënën e tre fëmijëve.“Sidomos këto dy vitet e fundit kam një tërbim masiv të njerëzve ndaj meje. E kam analizuar… besoj mund të jetë fama, mund të jetë suksesi, të cilin e kam arritur për një kohë shumë të shkurtër…

Nuk po them tek bukuria, nuk mendoj që jam nga ato femrat e…Kanë shkruar pafund ka komente që janë vërtet të tmerrshme. “Ti je nënë e tre fëmijëve”, me këtë koment atakohem më së shpeshti që ti je nënë, si del kështu…

Momenti më i shpeshtë dhe më agresiv është që “pse del ti kështu se ti je plakë”, nuk jam nga ato femra që kam problem ta akseptoj moshën time, më thonë “je shumë plakë, u vyshke, u ndryshke, e kë ngrënë livadhin.”, tha aktorja.