Klitschko jep lajmin e mirë: Po rikthehet jeta në Kiev

Vladimir Klitschko, vëllau i kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, ka folur për BBC, ku ka thënë se jeta në qytet po kthehet ngadalë, përcjell Periskopi.

Ish-kampioni i boksit tha se trafiku po rritet, më shumë njerëz janë në rrugë dhe ka më pak sirena.

Por ai paralajmëron se vala e njerëzve që po kthehen duhet të zvogëlohet, duke thënë se se nëse të gjithë kthehen në të njejtën kohë, ajo do të shkaktojë probleme.

Klitschko tha se situata në Kiev është e vështirë për shkak të infrastrukturës së dëmtuar dhe problemeve me furnizime të ujit dhe të ushqimit. Rrugët janë të bllokuara për të shmangur forcat ruse nga pushtimit.

Në fund, ai tha se ka paralajmërim që ekziston rreziku i sulmeve raketore nga ana e Rusisë në kryeqytet.