“Djalin e njoha nga këmbët”/ Dëѕhmitë therëse të ukrainaѕve që gjetën familjarët e рaјetë në Βucha

Kthimi i ukrainasve në Bucha pas largimit të rusëve, nuk ishte shumë i lumtur për shumë prej tyre.

Në një reportazh të kryer nga BBC, shumë vendas filluan kërkimin me zemër të thyer të tru pave të familjarëve të tyre të pajetë.

Që nga çlirimi i Buchas, shefi i policisë Vitaliy Lobas, ai i ka kaluar ditët në këtë shkollë të braktisur, ku ende varen në mure postera të nxënësve, duke koordinuar operacionin masiv për gjetjen e të v dekurve.

Një periferi, dikur paqësore dhe pak e njohur e Kievit, që tani është një skenë e tmerr shme kr imi.

Zona u pushtua nga forcat ruse për një muaj teksa ata tentuan të sulmonin Kievin dhe çlirimi i saj pak më shumë, nxori në dritë një proces të ngadaltë dhe të dhimbshëm të zbulimit të t merreve dhe trupave të pajetë të varrosur në va rre masive nëpër pyje.

Rreth mesditës, erdhi një telefonatë nga Dmytro Kushnir, një zëvendës policie 24-vjeçar në një nga njësitë e Lobas, për të regjistruar një trup që ishte raportuar pas një pallati në periferi të Bucha.

Kur Kushnir mbërriti në ndërtesë, e cila qëndronte vetëm në një zonë të gjelbër të pazhvilluar në buzë të pyllit, ai gjeti dy burra pas ndërtesës në vendin ku muri rrethues i pronës ndahej me pyllin. Ata mbanin veshur doreza kirurgjikale blu dhe qëndronin mbi trupin pjesërisht të dekompozuar të një burri që dukej se ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Trupi shtrihej mbi një jorgan të bardhë, me lule të kuqe dhe ishte i rrethuar nga shishe bosh birre dhe pije alkoolike.

Dorezat blu kirurgjikale fillimisht u jepnin burrave pamjen e zyrtarëve mjekësorë, por ata u prezantuan si Volodymyr dhe Serhiy Brezhnev, babai dhe vëllai i të vdekurit. I shtrirë në batanije ishte Vitaliy Brezhnev, një ish-kuzhinier 30-vjeçar, i cili, derisa erdhën rusët, jetoi një jetë paqësore me të dashurën e tij në katin e gjashtë të pallatit që tani ngrihej mbi kufomën e tij.

Volodymyr dhe Serhiy kishin humbur kontaktet me Vitaliy një muaj më parë, kur rusët morën kontrollin e Bucha dhe komunikimet u ndërprenë. Ishte e pamundur të hyje në periferi për të kontrolluar ndërtesën e tij, kështu që ata e kërkuan për një muaj në internet, më kot tentuan në rrjetet sociale për të gjetur prova se ai ishte gjallë.