Eranda Libohova jep lajmin e bukur: Falë Rudina Magjistarit, u ribashkua me familjen

Kur vjen puna te kafshët e sidomos te qentë, Eranda Libohova është e “dashuruar” pas tyre. Këngëtarja është një mbrojtëse e madhe e të drejtave të kafshëve.Dy ditë më parë në ditën botërore të tyre, këngëtarja u shfaq në emisionin “Rudina” me dy qentë e saj Tekila dhe Whisky, aty ku ndodhi dhe një incident i bukur, pasi njëri nga qenushët bëri kakën në studion e Rudinës.

Eranda tregoi se ëhiskyn e kishte gjetur në gjendje të mjeruar shumë kohë më parë, afër shtëpisë së saj dhe pasi e kishte mjekuar kishte vendosur ta adoptonte. Pasi doli te Rudina dhe bëri publik këtë rast, kaq ka mjaftuar dhe familja e vërtetë e qenit shkoi një ditë më pas në shtëpinë e Erandës, duke i thënë artistes se qeni i tyre quhej Roksi dhe se ai ishte larguar nga shtëpia.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka dhënë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ku na njeh dhe me familjen e vërtetë të ëhisky, të cilët nuk e kishin braktisur por thjesht iu kishte humbur.

“Fale emisionit te djeshem te @rudinamagjistari 😍Whisky u ribashkua me familjen e tij te pare.Ata jo vetem qe nuk e kishin braktisur por vazhdimisht e kishin kerkuar. Edhe pse emrin e ka Roksi per mua do te mbetet gjithmone ëhisky dashuria… Rudina faleminderit!”, shkruan këngëtarja.