Bora Muzhaqi: Qesh edhe vetë me gafat e mia kur i dëgjoj, përpiqem por…

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, jo pak herë është bërë virale në rrjet për lapsuset e saj në deklaratat publike.

Megjithatë, ajo nuk e ka parë me negativitet këtë gjë por shprehet se edhe vetë i vjen për të qeshur kur dëgjon ato për të cilat është komentuar vazhdimisht në rrjet.

Kjo sipas saj vjen për shkak se nuk i është dashur më parë të prezantojë veten në aspektin mediatik.

“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara.

Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë se nuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime”, ka thënë Muzhaqi në Report Tv.