Pas 48 ditësh luftë në Ukrainë, Putin pranon për herë të parë tërheqjen dhe vë fokusin te Donbasi

Për herë të parë, Vladimir Putin duket se ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të fituar kontrollin total të Ukrainës pas 48 ditësh luftë.

Ai tha se synimet e Rusisë tani përqendrohen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, ku separatistët pro-rusë kanë luftuar që nga viti 2014.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit që jetojnë në Donbas, të cilët e ndjejnë lidhjen e tyre të pathyeshme me Rusinë,” tha Putin.