




Aktorja turke Songül Öden bëri deklarata të sinqerta në një program që ishte ftuar së fundmi. Öden ndau rolin kryesor me aktorin Kıvanç Tatlıtuğ në serialin televiziv “‘Gümüş”, i cili u shfaq midis 2005 dhe 2007. Vite më vonë, aktorja e njohur bëri rrëfime goditëse si për veten ashtu edhe për Tatlıtuğ.
Öden foli për kritikat që mori pasi në serial kishte një partner si Kıvanç Tatlıtuğ.
Öden, e cila mori pjesë në emisionin “Sonte me Ibrahim Selimin”, për serialin “Gymush” tha: “Po luaja me Kıvançin, një nga burrat më të pashëm në botë. Në atë kohë nuk dija as për kritikat. Në atë kohë ata thoshin ‘A këtë e vunë para Kıvançit’?”.





Ajo tutje ka thënë njerëzit ishin të pamëshirshëm në kritikat e tyre.
“Nuk më intereson tani”, tha Öden, duke shtuar se kritikat në atë kohë ishin të tepruara./21Media