




Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj, është shprehur se është gati të ketë një fëmijë me Mark Frrokun, me të cilin vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë.
Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “Jeto me Orën”, ku ndër të tjera tregoi dhe arsyen se përse nuk ka pranuar deri më tani që të ketë një fëmijë tjetër me ish-deputetin. Vetë Dembacaj ka një vajzë nga martesa e mëparshme, kurse Frroku dy.





“Deri më tani nuk kam qenë gati për një fëmijë sepse doja që Viki të rritej dhe duke u rritur bashkë me Ertën dhe Nardin në shtëpi, kanë këtë marrëdhënie. Po të ishte një tjetër beb në mes do ishte e vështirë të kishin këtë afrimitet që kanë.
Gati jam në dasht Zoti kur t’i vijë tani. Mark më fal por me të thënë të drejtën gjithmonë e kam shtyrë”, ka thënë Rudina Dembacaj.