Adoleshentit i rritet bishti leshtor 70 cm në shpinë/ Prifti: Është rimishërim i një Zoti

Një adoleshent të cilit ju rrit një bisht me qime në shpinë është zotuar se nuk do ta mbajë më të fshehur, pasi një prift pretendoi se ai ishte një rimishërim i një Zoti.

16-vjeçari, Deshant Adhikari në fillim kishte turp për bishtin 70 centimetra të gjatë që kishte në kurrizin e tij dhe për këtë arsye e mbante të fshehur.

Sipas mediave të huaja, prindërit e tij e vunë re bishtin me qime kur ai ishte vetëm 5 ditësh, ndërsa pas kësaj ata e çuan atë në disa mjekë për të diskutuar për heqjen e tij, përpara se një prift të pretendonte se djali i tyre mund të ishte një rimishërim i një Zoti.

Ata u ndjen më të lumtur dhe njëkohësisht më të qetë kur dëgjuan priftin.

Pasi u bë viral në mediat sociale, Deshant thotë tani se është plotësisht i qetë dhe ia tregon të gjithëve.

“Tani nuk ndjej asnjë shqetësim duke e treguar bishtin. Një video e imja u bë virale në Tik Tok dhe tani shumë njerëz më njohin si djalin me bisht dhe ndihem mirë për këtë”-është shprehur i riu.