Njerëz të ѕhtrirë, kaoѕ, tуm dhe роliсë që vrapojnë kudo – dalin pamjet e рara pas ѕulmit në New York

Mediat amerikane janë duke raportuar për sulmin që ka ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se ka edhe vi ktima.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se nga të shtënat, 13 persona kanë mbetur të plagosur, shkruan New York Times, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i su lmit.

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.

Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje. /Reporteri.net/.