Dуѕhime për armë bërthamore/ Autoritetet ukrainaѕe ngrenë alarmin: Në Mariupol është hedhur një gaz heΙmueѕ

Autoritetet në Ukrainë po hetojnë rreth një pretendimi se në qytetin e Mariupolit është hedhur një substancë helmuese.

Ky zhvillim pason paralajmërimet që zyrtarët perëndimorë bënë të martën se përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ishte një përshkallëzim serioz i luftës tashmë shkatërruese.

Pasi hasi pengesa në arritjen e ambicies së tij të qartë për të pushtuar kryeqytetin ukrainas, Presidenti rus Vladimir Putin tashmë po grumbullon forcat për një ofensivë të re në rajonin lindor të vendit, në Donbas. Ai këmbënguli se fushata e tij do të vazhdojë derisa të arrijë qëllimet e saj. Putin tha se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste atë që ai e quan “një operacion special ushtarak” duke shtuar se ajo synonte të mbronte civilët në Donbas, një rajon kryesisht rusishtfolës.

Ndërsa forcat ukrainase po përgatiten për një sulm të ri, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se ka mundësi që në Mariupol të ishin përdorur municione, që përmbanin fosfor, të cilat shkaktojnë djegie të rënda, por që nuk klasifikohen si armë kimike. Qyteti shtrihet në rajonin e Donbasit dhe për gjashtë javë ka qenë objekt i goditjeve të forta nga trupat ruse që sikurse tha kryebashkiaku i tij, kanë shkaktuar v dekjen e më shumë se 10,000 civilëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi mbrëmjen e djeshme se forcat ruse mund të kenë përdorur armë kimike në qytet, duke i bërë jehonë paralajmërimeve të ngjashme, të përsëritura nga zyrtarët perëndimorë. Po kështu udhëheqës si brenda ashtu edhe jashtë vendit thanë se po hetonin me urgjencë pretendimet e pakonfirmuara nga një regjiment ushtarak ukrainas, se ndaj luftëtarëve në Mariupol ishte përdorur një substancë helmuese.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se përdorimi i armëve kimike do të ishte një përshkallëzim i mëtejshëm i konflikt ndërsa ministrja e Jashtme australiane Marise Payne tha se do të ishte një shkelje në shkallë të gjerë e ligjit ndërkombëtar.