Vë duart në kokë dhe ѕhрërthen në lot, momenti kur djali merr νeѕh νdekjen e të fejuarëѕ dhe babait

Fatjon Hoxha ditën e sotme humbi babain dhe të fejuarën me të cilën bashkëjetonte prej 3 vitesh pas një krimi të dyfishtë që ndodhi në familjen e tij. Babai i tij Xhevairi pas një debati që kishte patur me Merushe Hazizin e ka masakruar atë me thikë dhe më pas ka varur veten e tij në një pemë në oborr.

Një ngjarje e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga autori 61-vjeçar pasi nuk ishte dakord që djali i tij të martohej me Merushen. Kjo pasi 30-vjeçarja më parë kishte qenë e martuar dhe ishte ndarë dhe kishte 3 fëmijë nga kjo martesë.

Ndërsa vetë Fatjoni ishte ndarë nga gruaja me të cilën kishte një vajzë pasi kishte nisur një lidhje dashurie me Merushen.

Në pamjet e mëposhtme të marra nga “FaxNews” mund të shihet momenti kur Fatjon Hoxhaj ka marrë vesh lajmin e rëndë dhe shpërthen në lot. Ai është babai i një vajze 8-vjeçare nga martesa e parë ndërkohë që Merushja me të cilën bashkëjetonte kishte 3 fëmijë nga martesa e saj.