“Sekret” e Ronela Hajatit renditet në pozitën e pestë si kënga më e dëgjuar e “Eurovision 2022”

Në “Eurovisioni” e këtij viti Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë po pritet mirë, ndërsa së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.

“Sekret” është renditur e pesta në mesin 20-të videove më të shikuara të gjatë muajit mars.

Ndërsa, tashmë është prezantuar edhe renditja e performancave të artistëve në skenën e Torinos në Itali, atje ku edhe mbahet “Eurovision 2022”.

Sipas renditjes zyrtare, Ronela do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.