




Gazetarja e “Panorama” ka mësuar të tjera detaje që hedhin më shumë dritë mbi motivin e kri mit të rëndë në familjen e Xhevahir Hoxhës në fshatin Vidhishtë, Roskovec.
Hoxha vrаau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi këtë të martë, e më pas u vetëvar.
Mësohet se Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, deri një javë më parë, kur në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizin.





Gazetarja e Panorama ka mundur të konfirmojë nga burimet se djali i autorit, ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.
Lidhja intime e tyre çoi në prishjen e një familje por bëri edhe që Xhevahir Hoxha, t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vrisѕte.
Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.





Por vetëm një javë më parë, ata janë rikthyer në banesën e Xhevahirit për të rinisur bashkëjetesën.
Aty kanë nisur sërish sherret dhe konfliktet që çuan në kr imin e rëndë që ndodhi paraditen e të martës, 12 prill.