Hiqet detyrimi për mbajtjen e obligueshme të maskave në ambiente të mbyllura

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave, përcjell TV21. Me këtë vendim hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave gjatë mësimit fizik në shkollat e mesme,

hiqet ndalesa për ekskursione dhe mësim në natyrë, hiqet e detyrimit për mbajtjen e maskave në ambient të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore, transportit publik, farmacive dhe shtëpive të të moshuarve.

Në mbledhjen e sotme Qeveria gjithashtu ka vendosur që të lejohet puna me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër.