




Xhevahir Hoxha është 61-vjeçari i cili ditën e sotme ka vraаrë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe në Roskovec.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në banesën ku jetonte familja, teksa më pas dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, 61-vjeçari i ka dhënë fund jetës.
Sipas informacioneve 61-vjeçari është vаarur në një pemë pas banesës së tij.





Sipas burimeve fillimisht policia është lajmësuar për krimin e rëndë dhe kishte gjetur të varur pas banesës vetëm 61-vjeçarin, ndërkohë që nga kontrollet e nëvonshme është evidentuar edhe e reja e pajetë me plagë thike në trup.
Raportohet se e reja dhe autori nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri tjetrin, ndërsa jetonin në të njëjtën banesë.
Dyshohet se autori ka pasur grindje të vazhdueshme me 30-vjeçaren të cilën nuk e pranonte si nusen e ardhshme të djalit të tij, teksa Xhevahir Hoxha nuk pranonte që djali i tij të martohej me 30-vjeçaren.





Vjehrri i kishte kërkuar sot që ajo te largohej vetë nga shtepia, por ajo nuk ka pranuar. Debati mesa duket ka agravuar deri në krimin e rëndë.
Kjo e fundit mësohet se ka qenë e martuar më herët dhe ishte divorcuar me fëmijë.