Nuѕja e ardhѕhme e dίvorсuar dhe me 3 fëmίjë, detaje nga krίmί i dуfίѕhtë

Një ngjarje e rëndë ka troοnditur Fierin ditën e sotme pasi një 61-vjeçar ka vrarë të fejuarën e djalit të tij dhe më pas veten. Mësohet se 30-vjeçarja Merushe Hazizi është vrаarë nga vjehrri i saj i ardhshëm pasi ky i fundit nuk e pranonte dot faktin se 30-vjeçarja kishte qenë e martuar më herët dhe se kishte dhe 3 fëmijë nga kjo martesë.

Prej disa kohësh Xhevahir Hoxha jetonte bashkë me djalin e tij Fatjon Hoxha dhe 30-vjeçaren Merushe, kjo e fundit prej 3 vitesh bashkëjetonte me Fatjonin.

Por 30-vjeçarja dhe Xhevahir Hoxha kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin për shkak të faktit se ajo kishte qenë e martuar më parë dhe ishte divorcuar.

Ditën e sotme ata kanë qenë të dy vetëm në shtëpi dhe dyshohet se pas një debati mes tyre, 61-vjeçari ka marrë thikën dhe ka masakruar nusen e ardhshme të djalit dhe më pas ka dalë jashtë dhe është varur në një pemë.

Kur policia ka shkuar në vendngjarje në fillim ka parë trupin e 61-vjeçarit të varur në pemë dhe më pas brenda në shtëpi 30-vjeçaren e mbuluar në gjak.