Beatrix: Më mirë të them të vërtetën…

Që pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj ka qenë në vëmendje të mediave, e sidomos për lidhjen e saj me Donaldin që përfundoi në ndarje.

Trixa ndërkohë nuk i ka kursyer deklaratat për të cilat edhe është komentuar shumë, prandaj ka vendosur të reagojë me një status.

“Shumë njerëz nuk më pëlqejnë mua sepse jam tepër e sinqertë. Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, shkruan këngëtarja në Twitter.

Kujtojmë që së shpejti Trixa do të publikojë këngën e saj të re që vjen në bashkëpunim me Dj Geek.

“Ma shumë se ti”, mban titullin kënga që e rikthen pas projektit “Faj”, kushtuar Donaldit.