Burri fiton 300 mln dollarë në lotari, i dhuron thuajse të gjitha për të shpëtuar mjedisin

Një burrë që fitoi gati 300 milionë dollarë në lotari, ka dhuruar pothuajse të gjitha paratë e tij të çmimit në një fondacion për të shpëtuar mjedisin.

“Kam luajtur vetëm gjatë xhekpoteve të rëndësishme, për një qëllim. T’i kushtoja pjesën më të madhe të kësaj shume krijimit të një fondacioni”-u shpreh burri për mediat e huaja.

Ndërsa shumica e njerëzve do t’i shpenzonin paratë për makina të shtrenjta, shtëpi pushimi apo avionë privatë, burri tha se nuk ka interes për artikuj të tillë luksoz.

Në vend të kësaj, ai dëshiron t’i përdorë paratë për “mbrojtjen dhe rigjallërimin e pyjeve dhe ruajtjen dhe rigjenerimin e biodiversitetit”.

Nuk është e rrallë që fituesit të dhurojnë shpërblimin e tyre, mirëpo kompania e lotarisë Française des Jeux, ku burri fitoi miliona dollarë vuri në dukje se kjo është shuma më e madhe e parave e dhënë ndonjëherë për një “kauzë fisnike”.