“Aѕkuѕh në Tokë s’do të mbijetonte”/ Çfarë thoѕhte dikur Рutin рër armët e tij bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin është i njohur për deklaratat e tij për armët më të mëdha të shkatërrimit në masë dhe ekspertët kanë parashikuar se ai do t’i lëshojë ato që nga shpërthimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Vetëm muajin e kaluar ekspertët pohuan se Putini “dëshiron të përdorë” armët e tij bërthamore dhe mund të shpërthejë njërën prej tyre pranë Mbretërinë e Bashkuar.

Ky kërcënim vdekjep rurës bëhet edhe më i rëndë kur 69-vjeçari e bëri të qartë se beson se askush nuk do të mbijetonte nëse do të shpërthente lufta bërthamore.

Duke folur në dokumentarin amerikan The Putin Interviews të publikuar në vitin 2017, presidenti rus i tha regjisorit amerikan të filmit Oliver Stone: “Unë nuk mendoj se dikush do t’i mbijetonte një konflikti të tillë.

“Ka gjithmonë shpresë. Derisa të jenë gati të na sjellin në v arreza dhe të na va rrosin.”

Kjo ndodhi në kohën kur presidenti po diskutonte presionet e NATO-s, pasi vendet përgjatë kufirit rus dukej se po ndërtonin ushtritë e tyre për t’u bashkuar me aleancën.

Ai shtoi: “Sapo një vend bëhet anëtar i NATO-s, është e vështirë t’i rezistosh presioneve të SHBA-së dhe papritmas çdo sistem armatimi mund të vendoset në këtë vend”.