“Bëmë vjehrrë të të ngjaj”,10 rastet kur Kate Middleton është veshur njëlloj si Lady Diana (FOTO)

Fillimi i viteve ’80 do të përkonte me shfaqjen në skenë të një prej figurave më të dashura të familjes mbretërore britanike, e cila shumë shpejt do të fitonte zemrat e të gjithëve duke fituar titullin si ”Princesha e Popullit”.

E njohur për mishërimin e elegancës dhe sharmit, Lady Diana do të shndërrohej në një guru për shtëpitë e modës dhe jo vetëm. Edhe pasi kanë kaluar nga 25 vjet nga vdekja e saj, influenca e stilit mbretëror dhe casual të saj vazhdon të jetë më aktuale se kurrë dhe shembulli më i mirë është Kate Middleton.

Ndonëse Dukesha e Cambridge nuk pati kurrë mundësinë të njihte dhe takont nga afër Lady D, po ecën në gjurmët e princeshës ikonë aq sa mund të themi se stili është streha e vendtakimit të tyre. Fotogaleria e mëposhtme përmbledh 10 rastet kur Kate Middleton është veshur njësoj si Princeshë Diana.