U dogj i gjallë në makinë/ Kush iѕhte i riu shqiрtar që νdiq në Greqi, ëndrra për ѕtudime në Londër iu pre në meѕ (EMRI)

Të tjera detaje janë mësuar për 17-vjeçarin shqiptar i cili hu mbi jetën në aksi dentin fatal në Kefaloni të Greqisë.

Bashkë me 3 shokë të shkollës, shqiptarë dhe grekë, vendosën të bëjnë një shëtije me makinë, pas shkollës. Fatke qësisht, shoferi humbi kontrollin e automjetit në rrugën Lasi të zonës Argostoli, makina u kthye përmbys dhe mori flakë menjëherë.

Tre të rinjtë dolën menjëherë, pa lëndime ndërsa 17 vjeçari Fabio nuk arriti të hiqte rripin e sigurimit në sediljen e pasme ku e përpinë flakët.

Fabio 17 vjeçar jetonte prej vitesh në ishull me nënën, ndiqte liceun profesional për shkenca kompjuterike dhe priste me padurim pas mbarimit të maturës të studionte e punonte në Londër, siç rrëfehej shpesh tek miqtë e tij.