




Një 80-vjecar në Romë ka humbur jetën pak pasi shkoi në urgjencë, por deri këtu s’ka asgjë të cuditshme sepse mosha bën të vetën, por cudia ndodh me atë që mjekët gjetën në xhepat e tij.
Çeqe me vlerë 300 mijë euro, 12 mijë euro cash, së bashku me çelësat e një Ferrari dhe Cadillac. Intermierët e Urgjencës janë habitur kur kanë gjetur në xhepin e një 80 vjeçari i cili humbi jetën pak pasi shkoi në spital.
Mbrëmjen e së enjtes ambulanca kishte mbërritur në banesën e tij në veri të Romës, ndërsa 80 vjeçari mendohet se ka humbur jetën nga një infarkt, megjithatë do të jetë ekspertiza që do të zbulojë shkaqet e saktë të vdekjes.Policia ka nisur hetimet për të mësuar pse kishte gjithë ato para në xhep i moshuari që ishte pronar dhe i disa pronave. Hetimet ende nuk kanë mbaruar.





Paratë, çeqet dhe çelësat e makinave janë në dorë të policisë deri në momentin që do i dorëzohen të afërmve që do të jenë dhe trashëgimtarët e kësaj pasurie.Sipas hetimeve 80 vjeçari jetonte vetëm dhe gruan dhe nuk kishte fëmijë. Pritet që ajo të merret në pyetje edhe për pasurinë e 80 vjeçarit të cilit iu gjetën në garazhd edhe një Mercedez dhe Suzuki.