




Ishte duke lozur me top me shokët dhe duke shkuar të kapë topin, një 10-vjecar javën e kaluar ra në ujërat e Lumit Fan në zonën e Mirëditës dhe ende dhe sot sot nuk është gjetur trupi i tij.
Pas 6 ditësh, polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprere kërkimet për gjetjen e trupit të pajete të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mb*t të martën e javës qe lamë pas në ujërat e Lumit Fan në Mirdite.
Përgjatë 6 ditëve kërkimet në lumë dhe HEC-in e Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Ne terren tashme ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrfikësit dhe banor te zonës te cilët po monitorojnë brigjet e lumit.Ngjarja mund të kishte marrë përmasa akoma edhe më tragjike për familjen e 10-vjecarit, pasi vëllai i tij u fut në lum për ta shpëtuar duke vënë në rrezik jetën e tij, por nuk ia arriti dot.





Familjarë dhe te afërm të të miturit i kanë bere apel shtetit qe te ndihmoje ne gjendjen e trupit. “Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën”, thotë Fatmir Ndreca, daja i të miturit”, tha pak dite me pare daja i femijes.Ndërsa sot polumbarët i kanë dhënë lajmin e dytë të hodhur familjes së tyre që u ndërprenë kërkimet për gjetjen e trupit të djalit të tyre.