Urimi i Gent Zenelaj për të birin që mbush sot 14 vjeç është padyshim gjëja më e bukur që do lexoni sot

Gent Zenelaj nuk ngurron të ndaje momente në rrjetet sociale për ndjekësit e tij qofshin këto nga karriera e tij për shfaqjet e ndryshme në teatër, por edhe momente me familjen. Videot me të bijën janë një kënaqësi më vete.

Por, sot Genti i ka dedikuar një urim të vecantë, Danielit, djalit të tij, i cili sot mbush 14 vjec. Kur vjen puna tek prindërimi, Gent Zenelaj na ka treguar se mund të jetë jo vetëm babai më shembullor, por dhe shoku më i mirë i dy të vegjëlve të tij, Arias dhe Danielit.Danieli feston sot ditelindjen e 14-të dhe Genti ka zgjedhur një postim ku përveç urimit nuk mungojnë edhe notat e humorit duke treguar në një farë mënyrë lidhjen e vecantë që kanë mes tyre.“Ne këtë datë, në këtë orë, 14 vite më parë..mi “fike” llambat o “Plak”. Daniel Zenelaj edhe 100 o shoku im më i mirë”, shkruan Gent Zenelaj.

Urimi i Gent Zenelaj për të birin që mbush sot 14 vjeç është padyshim gjëja më e bukur që do lexoni sotFotoja me të cilën ka zgjedhur të urojë djalin është një foto nga zhytjet e tyre. Një sport që e shohim shpesh në Instagramin e Gentit, jo vetëm në verë, por edhe në muajt e ftohtë.I ftuar së fundmi në “Glamour Zone” me Ester Bylykun, Gent Zenelaj na tregoi shumë gjëra për karrierën dhe jetën e tij, për refuzimin që mori 3 herë në Portokalli, për njohjen me bashkëshorten e tij, për marrëdhënien me Saimirin etj.

Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune. Për më tepër Genti thekson se e kanë refuzuar plotë tre herë.Ester Bylyku: A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar? Gent Zenelaj: Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan.

Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur.Por publikisht gjej rastin të falenderoj Agron Llakaj, i cili ishte drejtori artistik, dhe kishte një dashamirësi dhe qasje pozitive ndaj meje. Pasi u lodha me audicione, vendosa të marr pjesë me një barsoletë. Vendin e punës e fitova me barsoletën e familjes Agolli.