10-vjeçari u mbуt në lumin Fan, ndërрriten kërkimet рër gjetjen e truрit të tij

Pas gjashtë ditësh, janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit Sevastian Laska i cili u m byt në lumin Fan.

Mesditën e 5 prillit i mituri bashkë me vëllain e tij dhe shokët e fshatit kishin dalë për të luajtur por kur topi iu kishte rënë në lumë, 10-vjeçari ishte futur për ta marrë.

Por rrjedha e lumit ka qenë e madhe dhe e ka marrë para 10-vjeçarin trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Përgjatë 6 ditëve kërkimet përgjatë lumit dhe Hecit të Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Tani në terren ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrfikësit dhe banorë të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit.

Fëmija ndiqte shkollën “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan të Mirditës, Shokët dhe mësuesit e djalit ndihen të pikëlluar dhe të tronditur nga lajmi për mbytjen e 10-vjeçarit.