Vjen lajmi i madh! Në qershor do marrim dritën jeshile për të hyrë në BE?

Shqipëria është një nga vendet që ka vite që po e pret anëtarësimin për në BE, por sa herë që duket se jemi afër, ndodh e kundërta, nuk vjen ajo “Po” e famshme nga të gjitha shtetet anëtare.

Por sot po qarkullon një lajm i mirë për Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin në BE dhe këtë e thënë një medie shumë pranë BE. Urojmë me zemër të jetë vërtet kështu.“Pas ofertës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile në qershor”.

Kështu shkruan Euractiv, media pranë Bashkimit Europian, e cila thotë se Ukraina nuk mund të pranohet në BE nëse Shqipëria dhe Maqedoia e Veriut nuk ecin përpara me bisedimet për anëtarësim.Kjo media citon edhe deklaratën e kryeministrit Rama, se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut dhe të shtyjë për anëtarësim të vetëm në BE.

“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama disa ditë më parë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por vetoja e Bullgarisë për fqinjët tanë ka ngadalësuar procesin e anëtarësimit dhe nuk i ka dhënë mundësi dy vendeve të marrin pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.