“Ѕhkυam рër të blerë drita, рor më çoi në motel dhe më dhυnoi”, grυaja nga Ferizaj akυzon ѕhtëрiakυn, ky i fυndit e mohon

Gazeta Sinjali raportoi të dielën për një rast të dhu nimit që u denoncua dje në stacionin policor në Ferizaj, ku një grua raportoi se ka kryer marrëdhënie se ksuale me një person, pa dëshirën e saj. Policia fillimisht nuk arriti ta identifikojë të dyshuarin, ndërsa rasti u iniciua si “dhu nim”. Por nuk shkoi shumë kur i njëjti u kap dhe u intervistua në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga intervistimi i vik timës dhe të dyshuarit lidhur me rastin.

Fillimisht, vi ktima ka deklaruar para hetuesve policorë se gjithçka ndodhi në një motel në magjistrale, ku sipas saj i dyshuari kreu marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Ajo ka thënë se me të dyshuarin është njohur në banesën e saj, pasi i njëjti kishte shkuar aty për t’i rregulluar diçka.

Sipas saj, rasti ndodhi më 8 prill, kur bashkë me të dyshuarin dolën në mbrëmje për të blerë drita ‘Led’, por që përfunduan në një motel.

Siç mëson Sinjali, rastit i parapriu një mosmarrëveshje që palët kishin mes vete, për punët që i dyshuari kishte kryer në banesën e vi ktimës, e për të cilat ende s’është paguar.

Gjithë denoncimin e gruas nga Ferizaj, e ka mohuar i dyshuari. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i njëjti ka thënë se nuk është e vërtetë që e ka dhu nuar denoncuesen dhe se i mohon deklaratat e të njëjtës.

Lidhur me këtë rast, burime e Sinjalit bëjnë me dije se është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të hetohet.

/GazetaSinjali/