“Kam hуrë nga dera e kam dalë nga рenхherja”/ Nëna i rrëfen vajzës dhυnën e të birit: E di gjithë fshati…

Lajmin e vdеekjes së të atit Nertila nuk e ka marrë vesh prej nënës së saj, Adivies, por prej të afërmve dhe kjo e ka prekur. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, familja ka përfituar një dëmshpërblim prej 32 milionë Lekësh, por Nertila dyshon se shuma duhet të ishte më e madhe dhe të gjithë duhet të përfitonin.

Këto para janë konflikti qendror në “Shihemi në Gjyq”, por Adivia zbuloi po ashtu se djali i saj e rrah vazhdimisht.

Eni Çobani: Ke një nënë që vëllai yt e dhunon dhe nuk jeton dot në shtëpi, jeton tek e motra, nëna e 4 fëmijëve. Ka mundësi të më thuash tani si është e mundur, pra për 32 milionë Lekë që janë marrë në vitin 2012 apo dhe më vonë, këtë gjë e di zonja se i ka marrë dora-dorës se nuk i ka marrë menjëherë, ju thoni që të më japë 5 milionëshin mua se kërkon 5 milionë ti sot dhe ajo s’ka bukë të hajë, djali e dhunon në mënyrë sistematike, tani më thoni ju si t’ia bëjmë, ku ta çojmë këtë nënën?

Nertila: Unë kam lënë fëmijët vetëm e di ti apo s’e di?Eni Çobani: Ke lënë fëmijët vetëm, po ku ta çojmë nënën?Nertila: Ajo duhet të shpjegohet.

Eni Çobani: Tani ç’është kjo që më the që lekët janë marrë te lulishtja e Pogradecit?

Nertila: I ka marrë.Adivia: Më dëgjo mua.Nertila: Ku i ke dhënë?Adivia: Cilat lekë?
Nertila: Lekët që ke marrë.Adivia: Po unë të thashë që shtëpi i kam bërë.Nertila: 32 milionë për shtëpi?

Adivia: Ti thua që i kam marrë e s’ia kam dhënë evlatit? Të erdha në Greqi. Të erdha e ndenja 3 javë se isha përjashta?

Nertila: Po se atëherë tregove ti.

Adivia: Po se isha përjashta fare. I ka thyer djali të tëra në shtëpi. Filloi dh unën, ka dy vite. Dy vjet e dhu nuar. Iki tërë ditën, shkoj në darkë në shtëpi. Kam hyrë nga dera, kam dalë nga penxherja. Edhe fshati e di të tërë këtë. Kjo më kërkon mua lekë tani. E di kur do t’i bie paratë unë ty? Kur ta kishin bërë punën të rregullt.