Akѕidentohet dhe vdeѕ në Itali bizneѕmeni shqiptar, po ѕhkonte të takonte të fejuarën

Një biznesmen shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pas një aksѕidenti tragjik automobilistik.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari është identifikuar si Lorenc Beqiraj 45 vjeç, biznesmen me origjinë nga Durrësi por që banonte prej kohësh në Ravenna të Italisë.

Ndër të tjera mësohet se ai po udhëtonte me makinën e tij drejt Forli për të takuar të fejuarën Sandra Tampieri, një “yll” i televizionit italian.

Në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur. 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj.