




Arbër Hajdari, themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” me nismën e tij ka ndihmuar qindra fëmijë në nevojë. Së fundmi ishte i ftuar në studion e “Why Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.
Gjatë intervistës Arbri ka rrëfyer se mezi pret të bëhet baba.
“I lutem Zotit që ta afrojë atë ditë se jam njeri që i dua fëmijët. Nuk kam fëmijë timin biologjik, por kam një numër të madh fëmijësh që për sa kohë kaloj çdo ditë me ta,





për sa kohë marrim pjesë te njëri-tjetri si në të mirë, si në të keq, ata janë bërë si fëmijët e mi. Mezi po pres ditën që të bëhem baba edhe të jem një baba i mirë”, tha ai.