“Mezi po e pres atë ditë”, Arbër Hajdari tregon dëshirën e tij më të madhe

Arbër Hajdari ishte i ftuari i radhës në emisionin “ëhy Not” të Roza Latit, ku tregoi shumë gjëra për jetën e tij, si dhe dëshirën më të madhe që ka.“I lutem Zotit që ta afrojë atë ditë se jam njeri që i dua fëmijët.

Nuk kam fëmijë timin biologjik, por kam një numër të madh fëmijësh që për sa kohë kaloj çdo ditë me ta, për sa kohë marrim pjesë te njëri-tjetri si në të mirë, si në të keq, ata janë bërë si fëmijët e mi. Mezi po pres ditën që të bëhem baba edhe të jem një baba i mirë.”, tha Arbëri.Ndër të tjera, Arbri tregoi historinë e një djali të vogël i cili çokollatën e tij preferoi mos e hante vetë por ta ndante me motrën dhe vëllain e tij. Kjo histori përloti edhe mdoeratoren Roza Lati.

“Kemi qenë në Institut dhe kishim programuar një aktivitet me Blendi Fevziun në terren. Ishte ftohtë, dimër na ngeci një nga makinat. Zbritëm nga makinat dhe po zbrisnim ushqimet. Aty ishin disa kalamaj të vegjël.

Gjatë kohës që ne po shkarkonim Blendi merr disa çokollata dhe ja shpërndan kalamajve.Ata filluan t’i hanin, vetëm njëri prej tyre nuk e hapi. Blendi e pyeti pse nuk e hapi dhe fëmija i tha që do ta hante më vonë. Ne e kaluam këtë situatë dhe filluam të shpërndanim ndihmat.

Kur shkuam te familja e fundit ishte një zonjë që kishte 3 fëmijë jetimë. Një ndër fëmijët ishte djali që nuk hapi çokollatën. Blendi i tha “po këtë djalin e takova qëparë, i dhashë një çokollatë por nuk i hante.”Nëna i tha “jo ky i ha çokollatat, por erdhi ta ndajë me motrën dhe vëllain e tij.” Kjo ishte një gjë që na goditi dhe ne që ishim aty sepse në realitetin që jetojmë sot shumë rrallë e shikon këtë”, tregoi Arbri.