E reja e thotë hapur: Kam shkuar në 16 takime me radhë vetëm për të ngrënë

Një vajzë e re ka thënë se dikur kishte lënë 16 takime me radhë vetëm që të mund të hante.

Sipas mediave të huaja, metoda që e reja ka ndjekur, nga shumë përdorues të Tik Tok-ut është quajtur “gjeniale”.

Mçall Brock publikoi një video në TikTok ku tha “Në kolegj, kur mbeta pa para e për pasojë nuk kisha ushqim për të ngrënë, u futa në një aplikacion takimesh dhe për 16 ditë kisha 16 takime rresht”.

Videoja ka grumbulluar më shumë se 1.6 milionë shikime dhe mijëra komente, ndërsa komentet të tipit “kjo është gjeniale” kanë qenë të shumta.