




Lëkundje të forta tërmeti janë raportuar në orët e para të mengjesit nga Tropoja, Hasi dhe Kukësi.
Siç shihet edhe nga aplikacioni, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 e shkallës Rihter.





Lëkundjet kanë zgjatur për pak sekonda. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.