Flet e mbijetuara e kanсerit: Mjekët thanë se kiѕha ankth, por unë iѕha e ѕigurt se kisha një ѕëmundje serioze

Një nënë i ka kërkuar kujtdo që t’i besojë instinktit, pasi ajo luftoi për një diagnozë troоnditëse për më shumë se një vit. Heidi Richard, 47 vjeçe, u diagnostikua si “thjesht me ankth” kur shkonte vazhdimisht te mjekët me simptoma. Asaj iu tha gjithashtu gabimisht se kishte refluks acid, temperaturë të brendshme ose stres. Por Heidi në fakt kishte kancer të fazës së katërt që kishte rrënuar trupin e saj dhe përballej me një betejë të gjatë përpara.

Heidi shkroi: “Në pranverën e vitit 2019, fillova të përjetoja dhimbje të forta stomaku, të vjella dhe djersitje gjatë natës. Kur shkova te mjeku, ata bënë disa analiza gjaku dhe më thanë: ‘Ti je e re, problemet e stomakut ndoshta janë për shkak të stresit ose ankthit’. Ata më dhanë një antiacid dhe më përcollën për shtëpi”. Heidi, nga Worcester, Massachusetts, më pas nuk mund të hante dot pa vjellë dhe humbi 28 kilogramë papritur. Por përsëri, Heidi pretendon se mjekët thanë se ajo ishte thjesht e stresuar nga puna dhe madje i dhanë ilaçe kundër ankthit. Ajo tha: “U besova, edhe pse e dija se diçka nuk ishte në rregull. Gjithmonë kërkoja të më shihnin ose kërkoja dikë të më dëgjonte. Ishte zhgënjyese”.

Pothuajse një vit pas fillimit të simptomave të saj të para, Heidi ndjeu lodhje gjatë ditës, dhimbje shpine dhe ënjtje në anën e qafës. “Shkova përsëri te doktori dhe ata filluan ta minimozonin sërish”,- tha ajo. “Ata thanë se tërhoqa një muskul dhe më dhanë një qetësues të muskujve. Pikërisht atëherë thashë, jo, dua një lloj testi imazherie”.

Mjekët e çuan Heidin, me profesion mësuese, të bënte një skanim CT që tregoi “diçka të dyshimtë”. Biopsia rezultoi në një diagnozë të limfomës jo-Hodgkin, një lloj kanceri i gjakut që dobëson sistemin imunitar. Heidi kishte limfomë të madhe difuze me qeliza B të fazës 4 (DLBCL), e cila është lloji më i zakonshëm i limfomës jo-Hodgkin dhe me rritje të shpejtë. Heidi tha: “Ishte kudo: në bark, shpretkë, palcën e kockave, sternum, mushkëri, ijë dhe qafë. Një masë në barkun tim po më shtynte zorrët anash, kjo është arsyeja pse kisha ato dhimbje stomaku”.

Heidi bëri kimioterapi për disa muaj dhe një transplant të qelizave staminale në janar të vitit 2021, gjë që ndihmon në rritjen e mundësive për imëbkëmbje afatgjatë. Asaj iu tha se ishte normalizuar në vjeshtën e vitit 2020. Por ajo ende ka nevojë për imunoterapi, e cila trajnon sistemin imunitar të trupit për të luftuar qelizat e kanc erit, si një infuzion çdo tri javë.

Në mënyrë të pabesueshme, ajo ende merr pjesë në hobin e saj të preferuar, vrapimin dhe ka qenë duke u stërvitur për Maratonën e Bostonit. “Vrapimi i një maratonë ishte një analogji që një nga infermieret e mia dhe unë përdorëm gjatë trajtimit tim për të më ndihmuar të vlerësoja se ku isha. Ajo do të thoshte, ‘Ti je në pikën 16 km tani’ ose ‘Ti je në tetë km e fundit’. Kështu që të vraposh një maratonë pasi të përdor atë analogji gjatë gjithë trajtimit tim, ndihet sikur të bësh një rreth të plotë”.

Heidi u bëri thirrje të tjerëve që të mësohen me trupin e tyre, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm kur diçka është jashtë funksionit dhe t’i shtyjnë mjekët për analiza kur janë të shqetësuar. Ajo tha: “Mos kini frikë të dukeni si hipokondriak, nga kjo kisha frikë dhe për fat fola, atëherë kur fola, sepse më në fund u shërova. Ndonjëherë, mendoj: Po sikur të mos e kisha kërkuar atë test imazherie? Mund të kishte vazhduar edhe më tej, dhe ndoshta ata nuk do të kishin mundur të bënin asgjë”.