




Shqipëria është vendi i dytë në Europë për konsumin e perimeve, sipas një studimi të kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Vendin e parë në listë e mban Kroacia, që konsumon plot 302 kilogram perime për frymë në vit.
Edhe Shqipëria nuk mbetet shumë pas, por renditet e dyta me një konsum prej 298 kilogram perime për frymë në një vit. Vendin e tretë e kryeson Maqedonia e Veriut.





Ajo që bie në sy është konsumi i lartë i perimeve në Ballkan, Europën Lindore, Turqi dhe më së pakti në shtete të zhvilluara si Franca, Spanja, Gjermania apo Norvegjia e Suedia.