




Arabia Saudite rriti numrin e haxhilerëve nga brenda dhe jashtë mbretërisë në 1 milion në vitin 2022, njoftuan autoritetet pas dy vitesh kufizime për shkak të pandemisë së koronavir usit.
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë ku tha se Haxhi është i hapur për personat nën 65 vjeç që kanë marrë vaksinat e miratuara kundër CO VID-19 nga Ministria saudite e Shëndetësisë.
Haxhilerëve nga jashtë do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve nga momenti i nisjes, shtoi ministria, ndërsa u bëri thirrje vizitorëve që të respektojnë masat shëndetësore.





Arabia Saudite e ka kufizuar Haxhin në vitet e fundit për shkak të pandemisë.
Gjithsej 60.000 haxhilerë e kryen këtë obligim fetar vitin e kaluar krahasuar me rreth 2,5 milionë në vitin 2019.