Рamje tronditëѕe: Valigje, karroca fëmijësh e shenja gjаku në ѕtaсionin e trenit që u bombardua nga ruѕët

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka shpërndarë fotografi tronditëse nga stacioni i trenit në Kramatorsk të cilin ushtria ruse e bombardoi me raketa duke vrаarë të paktën 30 njerëz dhe duke plagoоsur afër 100 të tjerë, raporton Gazeta Express.

Kuleba ka shkruar se rusët e kanë ditur se stacioni i trenit është plot me civilë që po prisnin të evakuoheshin.

“Rusët e dinin se stacioni i trenit në Kramatorsk ishte plot me civilë që prisnin të evakuoheshin. Megjithatë, ata e goditën atë me një raketë balistike, duke vraаrë të paktën 30 dhe duke plagosur të paktën njëqind njerëz. Kjo ishte një masakër e qëllimshme. Ne do të nxjerrim para drejtësisë çdo kriminel lufte”, ka shkruar ai.